Tjetër arratisje nga Komisariati Nr.3

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet në lidhje me një tjetër arratisje nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Dyshohet se personi i arratisur nga ambientet e këtij komisariati është shtetasi Bledar Zefi. Zefi u ndalua këtë të martë pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg nga gjykata e Xhenovës në Itali.

Rrethanat e arratisjes së tij mbeten ende të paqarta dhe për zbardhjen e tyre po heton SHÇBA-ja.

Kjo është hera e dytë që një i ndaluar arratiset nga ambientet e këtij komisariati.

Në fund të muajit janar, arratisja e këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi bëri bujë në media dhe në atë kohë SHÇBA nisi hetimet duke shoqëruar 6 efektivë të këtij komisariati.

SHKARKO APP