Tjetër bashki ku priten përplasje, punonjësit ngrihen në protestë

Punonjësit dhe militantët e Bashkise Mat, janë mbledhur para Bashkisë Mat për të protestuar kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi sot bëhet konsituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe Betimi i Kryetarit Z. Agron Malaj.

Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhehequr nga Kryetari Nezir Rizvani  i Partisë Demokratike. Në mbeshtetje të protestuesve Matjane është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Diber Z. Enkelejd Alibeaj.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka vjedhur zgjedhjet dhe bashkitë. Jemi këtu për të treguar që ky popull refuzoi Ramën.”- u shpreh Alibeaj nga Mati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?