Tjetër humbje nga bluzat e bardha, ndërron jetë mjeku i njohur nga Vlora

Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij!’, thuhet në postim.

Ndërkohë që mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Llamvros ka dhënë dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili shkruan:

Nje lajm i trishtueshme per nje nga mjeket e jashtezakonshem te Vlores. Nje njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa pertuar. Ngushellime famijes! U prehte ne paqe!

Kolegeve ne fb u kerkoj ndjese per mbingarkesen e postimeve me lajme te tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua tju shpreh mirenjohje deri ne fund. Arbeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?