Tjetër operacion i policisë, sekuestrohen 81 kallëp tritol, arrestohet një person

Një tjetër operacion i policisë është finalizuar me sukses në Elbasan. Pas një pune të sektorit të trafiqeve,u bë e mundur realizimi i Operacionit "VILAN". Në këtë operacion u  kap dhe u arrestua shtetasi Arianit Hasan Blloshmi, i datelindjes 16.06.1998, lindur dhe banues ne fshatin Sopot, komuna Stravaj te rrethit Librazhd. Gjatë operacionit është bërë e mundur sekuestrimi i 81 kallepeve tritol e llojit TNT 250 gr secila dhe nje pushke model 56, te cilat ky person i kishte per ti shitur. Ndaj Blloshmit ka nisur procedimi penal për "Mbajtja e armeve luftarake" dhe "Trafikimi i lendeve plasese". Ndërkohë mbrëmjen e djedhme policia arrestoi një familje të tërë, së cilës ui sekuestrua një sasi e madhe lëndësh eksplozive.

SHKARKO APP