Tjetër skandal me tekstet shkollore: “Muhamedi është biri i Zotit”

Në tekstin e sociologjisë për klasat e 11-ta janë vënë re pasaktësi në shpjegimin e fesë islame.

Konkretisht, në faqen 109 të librit tëSociologjisë, i hartuar nga Fatos Tarifa, Klementin Mile dhe Flora Gjoka, thuhet se Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është biri i tij.

Por sipas predikimeve islame, Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në tekste të tjera të librave shkollorë janë konstatuar parregullsi. Pak kohë më parë në rrjetet sociale qarkulluan foto të shkëputura nga librat, kryesisht nga lënda e Leximit, ku flitet për nxitje të urrejtjes ndaj prindërve, apo për metoda se si mund të gënjehen mësuesit dhe prindërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shkumësi Magjik” një pjesë nga leximi i klasës së dytë, u mëson të vegjëlve se si të gënjejnë dhe të mos shkojnë në shkollë, duke tretur një shkumës në një gotë me ujë, i cili u ngre temperaturën.

Ndërkohë në një pjesë të shkëputur nga Edukimi për Karrierën e klasës së 10, jepet një situatë rasti për të cilët duhet të diskutojnë me një familje shqiptare që emigron në Athinë.

Babai ishte i alkoolizuar dhe në debat e sipër godet bashkëshorten në kokë, e cila vdes në spital. Babai përfundon në burg, ndërsa dy të vegjlit rriten nga gjyshërit e mamasë, të cilët u përçojnë urrejtjen ndaj babait.

 
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?