“Tmerr i vërtetë” – Banorët e Bregut të Lumit: Policia na ka dhunuar
Banorët e bregut të lumit akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një prej banoreve Flora Mandri thotë se policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës.
Flora Mandri: Ka dhimbje të madhe koke dhe marrje mendsh dhe nuk ecën dot. Unë e kam këmbën copë, nuk e ve dot në tokë. Dy gocat i kam në komisariat, shtëpia po më prishet. Na kanë dhunuar barbarisht
Gjithë trupi më dhemb, na ka tërhequr policia zvarrë. Më kanë dhunuar gocat 15-16 vjeç. Kanë hedhur gaz lotsjellës. Një tmerr i vërtetë.
KOHA JONË SONDAZH

