Tmerr në Durrës, një qytetar nxjerr bombolën e gazit të çarë në ballkon

Mund të ishte kthyer në tragjedi një ngjarje e pamenduar dhe e papritur, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Një video e publikuar në “Jeta osh qef” tregon se si ka shpëtuar për një fije nga shkrumbimi një familje e një pallat i tërë, pasi bombola e gazit e një familjeje në katin e gjashtë të pallatit është çarë dhe ka nisur të rrjedhë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës. Pasi ka nisur rrjedhja e gazit, kryefamiljari e ka rrëmbyer bombolën dhe e ka nxjerrë jashtë ballkonit të banesës për të shpëtuar familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi në atë moment. Për fat të mirë asnjë gjë nuk ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?