Tmerr të dalesh nga Tirana me makinë

 

Në këto ditë fundjave dhe festash shumkush mund të dëshirojë të kalojë fundjavën jashtë Tirane, por kjo gjë duhet menduar mirë.

Autostrada Tiranë-Durrës, tek e cila po bëhen disa punime në murin ndarës mes senseve të lëvizjes, ka të hapur vetëm një korsi, atë dytësore. Madje nga mbikalimi i Kamzës, deri tek i Kasharit, drejtuesit duhet të përdorin rrugën dytësore.

Ky detaj kaq i vogël në dukje, mund t’u lërë të prisni me orë të tëra në autostradën ku trafiku është rritur jashtëzakonisht shumë. Në foto duket qartë se si drejtuesit tentojnë të lëvizin makinat, por janë të detyruar të presin, për shkak të trafikut të dendur.

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet deri në Kashar për 10 ditë. Nga sot deri më 20 prill mjetet do të devijojnë para mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore. Aty do të vazhdojnë rrugën deri tek mbikalimi i Kasharit për të hyrë sërish në autostradë.

Mësohet se ky devijim trafiku po bëhet me qëllim riveshjen me asfalt të autostradës nga Tirana në Vorë. Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi “Tiranë-Vorë”. Që prej vitit të kaluar autostrada Tiranë-Durrës i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm, nga Rinasi në drejtim të kryeqytetit. 

SHKARKO APP