Tom Doshi: Braho dhe Nard Koka shkuan në Gjermani tek porositësi i vrasësit. Ka video

Deputeti Tom Doshi ka bërë tjetër kërkesë për prokurorinë. Doshi thotë në një postim në FB se i ka kërkuar që prokuroria të administrojë pamjet filmike të aeroportit të Hanoverit, ku duket Nard Koka dhe Spartak Braho që kanë shkuar për të marrë Fatjon Skënderin.

Kërkesa e Tom Doshit:

"Tirane, 17 Mars 2015,/Z. Adnan Xholi/Prokuroria e Krimeve te renda/TIRANE

Lenda: Kerkese per administrim provash te reja nga Gjermania

I nderuar Z. Xholi,

Jam informuar nga burime te sigurta se Spartak Braho, Kryetari i Komisionit te Sigurise se Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kane udhetuar ne daten 6 Mars per ne Hanover te Gjermanise per te takuar Fatjon Skenderin, sekserin e krimit ndaj dy deputeteve te Kuvendit, me qellime te qarta per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine.

Keta persona jane pritur ne aeroportin e Hanoverit, mes ores 4 dhe 5 mbasdite, nga vellai (Landi) i Fatjon Skenderit, kane hipur ne makine se bashku dhe jane larguar per ne takim me Fatjon Skenderin.

Kerkoj te administrohen zyrtarisht si prova per hetimin filmimet e aeroportit te Hanoverit, te cilat mund te merren zyrtarisht prej autoriteteve te shtetit Gjerman. Keto filmime do te provojne dhe njehere perpjekjet e njerezve te Ilir Metes per fshehjen dhe manipulimin e te vertetes.

Kam bindjen e plote se segmentet e shtetit jane perpjekur dhe vazhdojne te perpiqen per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine. Nuk jane pa vlere dhe provat e bera publike se Fatjon Skenderi ka hyre dy here ne kufirin shqiptar ne piken kufitare te Kakavijes, ne kohen kur ishte i kerkuar nga policia per akuza kriminale te renda.

Perseris edhe njehere me kete rast kerkesen time per pjesemarrjen e hetuesve nderkombetar ne keto hetime, ne menyre qe hetimet te pershpejtohen dhe te plotesohen edhe me provat qe duhen marre nga Gjermania, Zvicra apo Italia.

Ju falenderoj per mirekuptimin.

TOM DOSHI"

SHKARKO APP