Tom Doshi del me një akuzë nga prokuroria, avokatët: As ajo nuk qëndron!

Prokuroria  i heq deputetit Tom Doshi dy nga tre akuzat me të cilat kërkoi arrestimin pak kohë më parë, duke i lënë vetëm një akuzë atë të kallzimit të rremë.

Lajmi u bë publik nga avokati i tij, pa daljes nga ambientet e prokurorisë, ku iu komunikua sot akuza deputetit Tom Doshi. Ky i fundit u përjashtua nga PS-së,kur edhe lëshoi akuza të rënda ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta si urdhëruesi i vrasjes së tij dhe deputetit  të PD-së Mhill Fufi.

Avokati i Tom Doshit tha pas daljes nga prokuroria: “Na komunikoi vetëm akuzën e kallzimit të rremë.  Edhe kjo akuzë për ne nuk qëndron, por është e rëndësishme që prokuroria nga tre akuza që kërkoi arrestimin e tij sot komunikoi vetëm një. I janë hequr akuzat: “Deklarata të rreme përpara Prokurorit dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 

Avokati i tij sqaroi se dosja nuk ka mbërritur ende në gjykatë, ndërsa do I kërkojë prokurorisë të marrë prova të reja pasi as akuza e kallzimit të rremë nuk qëndron.  – “As kjo akuzë nuk qëndron dhe së shpejti do i kërkojmë prokurorisë të marrë prova të reja”.

Video e Durim Bamit që është dorëzuar nga vetë Doshi, sipas avokatëve nuk ka shërbyer për të nisur kallzimin penal ndaj një personi tjetër por si një provë që Tom Doshi e ka dorëzuar për të mbështetur të vërtetën e tij. – “Nuk bëhet fjalë për të krijuar prova të rreme për të nisur një procedim penal ndaj një personi tjetër, qëllimisht. Doshi e ka dorëzuar për të mbështetur të vërtetën e tij” u shpreh avokati

SHKARKO APP