Tom Doshi dhe Mark Frroku nesër në 12:00 përballen te Krimet e Rënda

Tom Doshi dhe Mark Frroku do të ballafaqohen mesditen e së hënës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur mbi deklaratat kontrakditore të dhëna përpara oraganit të akuzës.

Ora News ka siguruar dokumentin përmes së cilit Prokurori i kërkon si deputetit Mark Frroku ashtu edhe deputetit Tom Doshi të paraqiten në organin e akuzës në orën 12:00 të ditës së hënë.

Në të kundërt theksohet në këtë shkresë zyrtare drejtuar nga prokurori Adnan Xholi,  që u ka mbërritur dy deputetëteve, do të urdhërohet shoqërimi me forcë i tyre.

Në këtë shkresë theksohet se do të jetë oficeri i policisë gjyqësore  Jon Keta që do të kryejë veprimin hetimor të ballafaqimit mes dy deputetëve.

Ndërkaq burime nga policia e shtetit konfirmojnë për Ora News se prej ditës së shtunë, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, është marrë në mbrojtje.

Një gjë e tillë nuk është kërkuar nga deputeti Doshi, por ka qenë inisiativë e policisë së shtetit.

Ndërkaq para se Prokuroria të përballë dy deputetët Doshi e Frroku dikur të së njëjtës parti, në organin e akuzës do të japin dëshminë e tij deputeti i PD-së, Sali Berisha.

Ish-Kryeministri i vendit është thirrur zyrtartisht të dëshmojë në orën 09: 00 të së hënës, ndërsa dy orë më pas do të japë dëshminë e tij edhe deputeti Mhill Fufi.

Sipas deklaratave që ka bërë Tom Doshi, ndaj tij dhe Fufit ka pasur një plan për eleminim fizik me urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Pas këtyre deklaratave, Prokuroria nisi hetimin kryesisht dhe thirri zyrtarët e lartë të vendit për të dhënë versionin e tyre.

SHKARKO APP