Tom Doshi dhe Mark Frroku nuk flasin më me njeri tjetrin

 

Tom Doshi duhet ta ketë ndjerë veten keq kur i binte papushim telefonit të mikut të tij Mark Frroku dhe ky i fundit nuk i përgjigjej, në asnjë prej të dy numrave të telefonit. Celularët ishin të mbyllur. Kështu shkruan ëeb i Anila Basha,një  ëeb i ri që për pak javë po bëhet ndër ëeb e klikuara. Ka menduar ndoshta, se një tjetër njeri, i cili i kishte thënë për skenarin e vrasjes, pas bujës së madhe që mori çështja mes tij dhe gjithë organeve të shtetit, e kishte lënë në baltë. Dhe ai ishte deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Kuvendin e Shqipërisë, Mark Frroku. Tom Doshi tha në Top Channel tek Sokol Balla se ka qenë deputeti Mark Frroku i pari që i kishte thënë se donin ta vrisnin dhe e kishte prezantuar me “vrasesin”. Por mos harroni se deputeti Mark Frroku është edhe nënshtetas amerikan dhe se ishte pikërisht ambasada amerikane ajo që reagoi e para, bile egër, kundër Tom Doshit e në përkrahje të PS e Ramës, të cilat e përjashtuan deputetin shkodran nga grupi parlamentar socialist. Vajtja e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku për në Prokurori nuk besohet se mund të ketë kaluar pa trokitur apo takuar dikë nga ambasada amerikane në Tiranë.

 

Po si u ngjit Mark Frroku deri në sallën e Kuvendit të Shqipërisë? Kush investoi për të?

 

Historia nuk është e komplikuar. Në rrethet politike po flitet gjithmonë e më shumë. Miqësia personale e Tom Doshit me Mark Frrokun, dhe lidhja e tyre në biznes, ndikoi që Tom Doshi, në kohën e “dashurisë” me Edi Ramën, ti kërkonte kryetarit të Partisë Socialiste, që Pukën, ta linte zonë të lirë deputetin kristiandemokrat, i cili pas zgjedhjeve të 23 qershorit, mori edhe detyrën e kryetarit të partisë Kristian Demokrate.

 

Rama fillimisht ishte shumë skeptik për përfshirjen e Mark Frrokut, por u bind nga Toma, i cili e garantoi se Pukën do ta fitonte Frroku dhe votat do të ishin për maxhorancën e re që do të krijohej.

 

Shumë shpejt, nga gati një i panjohur, i cili kishte në pronësi një ndër kompanitë e basteve më të mëdha në Shqipëri, Mark Frroku, i hyri politikës derë më derë për të fituar mandatin. Dhe realisht ka punuar shumë në Pukë derisa e mori mandatin, natyrisht edhe me ndihmën e PS.

 

Situata në Parlament nuk do të ishte më njëlloj. Tom Doshi dhe Mark Frroku, konsoliduan pozitat e tyre së bashku jo vetëm në biznes, por edhe në Parlament. Madje, gjithmonë i shihje bashkë. Vendimet dhe aksionet, madje edhe sulmet, i kishin të përbashkëta.

 

Mark Frroku u bë personazh mediatik në dy gjëra kryesore: e para, pas akuzës ndaj të vëllait të tij Arben Frroku për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, dhe e dyta, në janarin e vitit 2014, kur në median shqiptare dolën informacionet nga mediat  belge se Mark Frroku ishte i dënuar në Belgjikë. Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shfrytëzoi momentin në parlament ta përmendte këtë fakt. Por Mark Frroku, i çoi një mesazh në telefonin e zonjës Topalli. Ky u mor si kërcënim nga ana e PD, që i kërkuan maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, të përjashtonte deputetin, i cili merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e grupit parlamentar të PS. Edi Rama i kërkoi Frrokut të kërkonte falje, por deputeti që mban në xhep dhe pasaportën amerikane, nuk e bëri këtë gjë, duke mos e marrë si kërcënim mesazhin ndaj Topallit. Që në atë kohë, ai nuk mori pjesë më në mbledhjet e grupit parlamentar të PS.

 

Nuk ishte vetëm kaq. Tom Doshi, edhe pse Mark Frroku nuk merrte pjesë në mbledhjet e PS, vazhdonte ti qëndronte afër. Derisa erdhi korriku 2014, kur në parlament kërkohej një shumicë e cilësuar votimi. Pikërisht në ditën më të rëndësishme të qeverisë, kur opozita kishte bojkotuar kuvendin, nuk bëhej dot kuorumi i votave. Tom Doshi i tha mediave: Ishim për drekë me deputetët Parid Cara, Armando Prenga, Mark Frroku, Pjerin Ndreu, Arben Noka etj se po festonim ditëlindjen e Markut…”. U kuptua se ishte një gënjeshtër dhe presion. Mark Frroku e kishte ditëlindjen në tetor dhe festa po bëhej në korrik.

 

Tensioni mes grupit “rebel” dhe maxhorancës vazhdoi. Ca nga rebelët, u bashkuan me “turmën e maxhorancës”. Por  Tom Doshi e Mark Frroku mbetën bashkë. Deri ditën që Marku shkoi në Prokurori e deklaroi me shkrim se nuk dinte gjë për atentatin kundër Tomës. Të mos harrojmë se Doshi tha tek Sokol Balla se ishte deputeti Mark Frroku që e lajmëroi të kthehej urgjent nga Budva.

Madje, siç prentendoi publikisht Tom Doshi, derisa Mark Frroku i kishte thënë këtij të fundit se kishte një plan për ta vrarë. Që nga gushti e deri më sot, dy shokët deputetë, e diskutonin shpesh këtë gjë, sipas deputetit Doshi. Madje kishin marrë dhe masa. Derisa erdhi dita e djeshme, kur Mark Frroku, nuk i hap më telefonat.

 

Pse u prish miqësia e deputetëve? Ka shpifur Tom Doshi për Mark Frrokun, apo Mark Frroku është tërhequr në këmbim të “presioneve”? Kjo gjë ende nuk dihet dhe do të zbardhet nga hetimi. Ajo që bëhet e qartë, është se miqësia e tyre u prish njëherë e mirë. Apo deputeti me nënshtetsi shqiptaro-amerikane ka kuptuar se kjo ishte një sajesë e rrezikshme dhe mund të përfundoje në burg? Ose mundet që sejcili po shikon punën e tij në këtë moment kur gjakrat politikë janë nxehur dhe dikush do të përfundojë në burg në fund të kësaj historie e cila ka shokuar publikun shqiptar. Fakti që deputeti Mark Frroku e përgënjështron deputetin Doshi,pra e nxjerr në pozicion “jashtë loje” tregon se pozitat e deputeti shkodran janë rënduar shumë në raport me drejtësinë dhe çka pritet të vendosë porkuroria në fund të hetimit. Publiku kërkon drejtësi në këtë çështje të madhe; ose porositësi kushdo qoftë shkon në burg ose ai që hapi këtë akuzë të sajuar (nëse drejtësia vendos kështu) do të shkojë në bankën e të akuzuarit, pra në burg. Rrugë të mesme nuk ka ! Edhe deputeti Mark Frroku, ish-mik i deputetit Doshi, me sa duket ka ndjekur drejtësinë dhe duke menduar se ka një pasaportë amerikane, të një supërshteti që nuk të fal kur flitet për ndëshkimin e krimit dhe të padrejtësisë.

Të dy deputetë nuk flasin më me njeri tjetrin. Do të takohen edhe njëherë;kur dikush të jetë në bankën e drejtësisë.

 

Qamil Xhani

SHKARKO APP