Tom Doshi, dyshime se përgjoi prokurorët me orën e dorës

 

Tom Doshi dyshohet se ka përgjuar prokurorët gjatë dëshmisë që ka dhënë në prokurori.

Sipas “shqiptarja.com”, për këtë ai ka përdorur një orë dorë, në të cilën mendohet se ka pasur një kamera.

Këto dyshime kanë lindur nga grupi hetimor pasi kanë vërejtur veprime të dyshimta të Tom Doshit, teksa ai ka dhënë dëshmi para prokurorëve.

Deputeti tashmë i përjashtuar nga Partia Socialiste, ka dyshime se ka kryer përgjimin e prokurorëve me qëllim përdorimin e videove apo audiove në një periudhë të mëvonshme.

Megjithatë, për momentin ku është vetëm një spekulim dhe nuk dihet sa sa i vërtetë është.

SHKARKO APP