Tom Doshi gati të krijojë PS të re më Fatos Nanon

 

Kishte kohë që ish-kryetari i PS-së Fatos Nano po lëvizte të krijonte një PS të re ,por që të ishte ajo tradicionalja , ndryshe nga PS e Edi Ramës. E kishin paralajmëruar shumë socialistë e emra të njohur të selisë rozë, bile edhe lëvizja e Ben Blushit nuk dihet ende nëse është në këtë “shinë treni”. Pak ditë më parë Frrok Cupi shkroi se duhet një PS me Nanon në krye. Edhe Arben Malaj po lëviz. Disa deputetë socialistë po takojnë natën Fatos Nanon, kurse ditën rrijnë në komisione parlamentare të PS së Ramës. Sot doli Tom Doshi ku deklaroi se me Fatos Nanon futem e marrim PS-në , bile më saktë gjysmen e PS-së së Edi Ramës.

Dicka po lëviz nën rrogozin e Edi Ramës dhe nën truallin e PS ! Parti e re? Apo synim për të marrë PS-në e sotme? Të sotmen nuk e marrin dot se e ka të blinduar Edi Rama. Atëhere mbetet të krijojnë PS tjetër.

Të presim !

SHKARKO APP