Tom Doshi kërkon dëmshpërblim 1 lek nga “Baba Taku”

 

Depiteti shkodran ka vendosur te beje sfide dhe ironi me deputetin mik te Ilir Metes. Deputeti socialist i Shkodrës, Tom Doshi, kërkon 1 lek dëmshpërblim nga Spartak Braho, kreu i komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherazi edhe deputeti i LSI-së. Një ditë më parë, Doshi depozitoi një kallëzim penal ndaj Brahos, për akuzën e shpifjes. Doshi pretendon se Braho shpifi në konferencën e datës 25 mars, ku tha se raporti mjekësor i dorëzuar nga Tom Doshi ishte i falsifikuar. Bashkëngjitur padisë, Doshi vë në dispozicion të hetimeve provat dhe dokumentacionin e lëshuar nga spitali. Padinë e dorëzuan një ditë më parë në Gjykatën e Lartë avokatët e Doshit, duke qenë se deputeti është në arrest shtëpie.

Me deputetin tjeter Mark Frroku Prokuroria eshte ne sulm ligjor dhe e ka futur ne burg, ndersa deputeti Doshi ndjek nga shtepia gjithe sherret ne politike. Dhe kerkon 1 leke nga Spartak Braho, demshperblim .

SHKARKO APP