Tom Doshi në takim me Dritan Priftin në “Sheraton”

Pak minuta më parë Prokuroria njoftoi zyrtarisht se kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku dhe Tom Doshi. Ky i fundit ndodhet momentalisht në hotel “Sheraton”, nën shoqërinë e ish-ministrit Dritan Prifti. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mes dy “armiqve” të Ilir Metës. Dy ditë më parë, po në “Sheraton”, Tom Doshi u takua edhe me Mark Frrokun. Ndoshta pas përfundimit të takimit, Doshi ose Prifti do të komunikojnë me mediat, aq më tepër që tani pritet një tjetër kthesë në rrjedhën e “komplotit të vrasjeve” të dy deputetëve. /Lapsi.al/

SHKARKO APP