Tom Doshi paraqitet me urgjencë në spital, tension 20 e dhimbje gjoksi

Deputeti Tom Doshi është paraqitur që herët në mëngjes në spital pas shqetësimeve shëndetësore që ka ndjerë. Doshi ka patur dhimbje gjoksi dhe tension shumë të lartë, 20. Newsbomb.al mëson se Doshi ka qenë në gjendje për të shkuar vetë në spitalin ‘’Hygea’’.

Që prej orës 7 të mëngjesit për të u kujdes stafi mjekësor i spitalit duke mos e lejuar që të lëvizë, por Doshi u ka thënë se dëshiron të qëndrojë në shtëpinë  e tij duke mos u ekspozuar ndaj asnjë aktiviteti përveç qëndrimit në regjim shtrati. Deputeti ka ndjerë shqetësime edhe gjatë natës.

I pyetur nga Newsbomb.al, Leonard Solis nuk ka dashur të bëjë asnjë koment rreth shqetësimeve të Doshit, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave mjekësore të pacientit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Doshi ka njoftuar edhe Kuvendin që të mos shkojë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores ku deputetët do të diskutojnë për arrestimin e tij së bashku me prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Newsbomb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?