Tom Doshi-policëve: Sa shpejt më gjetët, do vija vetë po të më kishit telefonuar

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë qenë shumë të qetë gjatë momenteve të arrestimit.

Duket se ata e kanë pritur këtë gjë, pas heqjes së imunitetit nga ana e Kuvendit.

Madje, Doshi ka gjetur kohë të bëjë edhe batuta me punonjësit e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa shpejt më gjetët, do vija vetë po të më kishit telefonuar”, mësohet t’iu ketë thënë Doshi oficerëve të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy deputetët janë vendosur në dhoma të ndryshme,me qëllim shmangien e çdo incidenti.

Izolimi i tyre është bërë në dy dhoma që konsiderohen VIP dhe jo tek ambientet e tjera ku shoqërohen persona të zakonshëm.

Tashmë pritet që ata të dalin para Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë nëse ata do të qendrojnë në burg, apo do të lirohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?