A po blihen vota për Ramën?
Nga dje tregu i deputetëve ka arritur shifra marramendëse. Në “betejën e ethshme” për të bërë numrin e votave 71 që i duhet Ramës për të mbetur kryeministër, ka plasur tregu i shitblerjeve shkruan web-i i drejtuar nga Artur Zheji.
Tom Doshi dhe Vangjush Dako po punojnë për Edi Ramën. Madje Tom Doshi, pavarësisht “sherrit” të para një viti me Ramën, është sot ndër njerëzit më të përkushtuar pranë tij, për të shmangur të pashmangshmen, rënien faktike të qeverisë Rama, që pritet të ndodhë këtë javë ose javën që vjen, shkruan 360gradë.al.
Për të “balancuar” operacionin e shitblerjes së deputetëve, që do të mbante në këmbë një qeveri pazaresh dhe pa taban politik të mirëfilltë, po kujdeset ish-deputeti Koço Kokëdhima. Ish-deputeti socialist dhe një nga drejtuesit kryesorë të PS-së Kokëdhima , i cili e di mirë shitjen e mandatit të tij prej kryeministrit dhe një ambasadori të huaj, duket serioz në qëndrimin e tij. Ai i bindur se një qeveri e Ramës me numra të blerë majtas e djathtas nuk është ajo që kanë votuar shqiptarët, pra nuk duhet të marrë votën e 71 deputetëve. Ndaj ka informacione se Kokëdhima nuk do t’ia plotësojë Ramës numrin 71 dhe do ta çojë në një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme brenda shtatorit të këtij viti, ku ish-deputeti do të kthehet prapë deputet, por me një mendim krejt tjetër për Ramën.
Ka disa deputetë të PS-së që nuk mund të shkelin mbi deklaratat e parimet e tyre. Vladimir Kosta është kundër një Qeverie Rama 2, me blerje dhe shtojca dhe pa Ilir Metën. Kosta u largua me deklaratë publike kundër Edi Ramës. Ndërkohë janë të paktën edhe dy deputetë të tjerë socialistë, që as që e mendojnë të votojnë për herë të dytë Edi Ramën kryeministër.
Ndërkohë që qeverisja duket se ka stopuar krejtësisht. Ministrat dhe drejtorët po kujdesen të qepin letrat e tenderave dhe koncesioneve dorëlëshuara, pasi Prokuroria po rri gati për fletë arreste.
Nga burime te selisë rozë vota e një deputeti që nuk është i PS-së ka shkuar 500 mijë euro. “Tenderi” për një votë në mënyrë që qeveria të mos bjerë mund të shkojë edhe mbi 1 milion euro.
Për këtë po kujdesen edhe dy ministra të Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

