Tom Doshi sërish sot në Prokurori për të dëshmuar

Deputeti Tom Doshi është rikthyer sot në mëngjes në prokurorinë e krimeve të rënda, për herë të shtatë. Nuk dihet nëse edhe sot ka qenë paraqitje vullnetare apo është thirrur nga prokurorët për t'u marrë në pyetje.

Një ditë më parë prezenca e Doshi në organin e akuzës ka qenë e papritur dhe deputeti ka qendruar për rreth 3 orë e gjysmë. 

Mësohet se Tom Doshi i ka vënë në dispozicion zbardhjen e mesazheve  që ka shkëmbyer me Mark Frrokun, ku pretendohet se është njoftuar për atentatin e përgatitur ndaj tij dhe personazhet e përfshirë në të, si edhe disa prova të reja.

Askush nga grupi i prokurorëve nuk pranon ta konfirmoje këtë zyrtarisht, ndërsa vetë Doshi ka deklaruar një ditë më parë ne facebook, se ka rezerva në lidhje me mënyrën e hetimit. Sipas tij prokurorët po tregohen me dy standarde.

SHKARKO APP