Tom Doshi: Sot do publikoj një fakt tronditës

 

Deputeti Tom Doshi tha dje se sot do të publikojë një fakt tronditës në lidhje me çështjen e tij. Doshi shprehet se ky fakt do të tregojë se si është devijuar e vërteta dhe si janë manipuluar dëshmitarët kyç.

Sipas doshit, kryeprokurori Adriatik Llalla po përdoret nga Ilir Meta që të fshehë të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.

Jane dy arsye kryesore:

Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari.

Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.

Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.

Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar.

Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.

Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve  do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite”, shkruan doshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?