Tom Doshi thirret urgjent në Prokurorinë e Përgjithshme

 

Tom Doshi është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, në një takim të paparashikuar me prokurorët që po hetojnë çështjen e tij. Mesohet se ai është thirrur në prokurori sot, pasi hetuesit kanë gjetur disa prova të tjera që lidhen me pretendimet e tij se ka patur një plan për ta eliminuar, me porosi të kryeparlamentarit Ilir Meta. Nuk bëhet e ditur se për ç’prova bëhet fjalë. Prokuroria është në mbyllje të fazës së hetimeve për Doshin e Frrokun, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Doshi pak ditë më parë kërkoi ballafaqim me disa nga zyrtarët e lartë të shtetit, përfshirë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën. Ai ka kërkuar ballafaqim edhe me ish –drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didin, i cili gjithashtu ka qenë në dijeni të shqetësimit që Tom Doshi ka patur pasi ishte njoftuar nga Mark Frroku, për një plan për eliminimin 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?