“Toni” sillet me urgjencë nga Gjermania, dëshmon nesër në prokurori

Fatjon Skënderi, i përmendur në takimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, me deputetin e Shkodrës Tom Doshi, si personi që kishte porositur atentatin në emër të Ilir Metës, ka mbërritur me urgjencë në Tiranë.

Ai do të dëshmojë në Prokurori lidhur me akuzat e Tom Doshit, raporton Respublica.

Skënderi ishte larguar ne Gjermani pas një atentati ne shtator ne autostradën Tiraneë-Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare ai ka mohuar të ketë lidhje me një skenar të tillë, ndërsa ka pranuar njohjen me Durim Bamin, personit që sipas Tom Doshit i ishin premtuar nga Skënderi 500 mijë euro për të kryer atentatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Tom Doshit, Fation Skënderi është pronari i lokal “Viva” në zonën e ish­Bllokut dhe pikërisht në këtë lokal, Doshi pretendon se përgatitej skenari i vrasjes së tij dhe deputetit Mëhill Fufi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?