Tony Blair rikthehet si këshilltar PR-i për qeverinë ”Rama 3”
Një mik i mirë i Edi Ramës, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.
Përmes një njoftimi zyrtar, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja.
Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.
Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes ”Tony Blair Associates”, një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016.
KOHA JONË SONDAZH

