Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tony Blair si ndërmjetës? Rama: Ai s’di as shqip, as greqisht

Aktualitet E diel, 27 Gusht 2023 13:33
Tony Blair si ndërmjetës? Rama: Ai s’di as shqip, as greqisht
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Pas afro 60 minuta mbi çështjen Beleri dhe të Himarës, gazetari grek afroi një bashkëbisedim të ngrohtë me kryeministri Edi Ramën, kur e pyeti atë se a do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis, me qëllim kthimin e miqësisë. ‘Miqësinë? Nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.’- tha Rama. Pjesë nga intervista Gazetari: Mendoj se shumicën e pyetjeve i bëra, por do të doja të bëja edhe dy të tjera. Është e mirëdokumentuar se keni një bashkëpunim politik me Tony Blair-in dhe Alastair Campbell-in. Do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis për të zgjidhur çështjen “Beleri”? KRYEMINISTRI EDI RAMA: Po çfarë do të bëjë Tony Blair-i. Çfarë mund të bënte? Gazetari: T’ju kthente sërish miqësinë. KRYEMINISTRI EDI RAMA: Miqësinë? Jo, po ju them, dhe jam shumë i sinqertë për këtë, nuk kam asnjë lloj ndjesie të llojit “pse kam qenë mik me këtë njeri? Pse i kam besuar këtij njeriu?” Jo, e kam mik dhe i besoj. Ju thashë, politika mund të jetë një ndikim shumë i keq e, ndonjëherë, politika ka shkatërruar mendje shumë të bukura dhe zemra të mëdha… Gazetari: Po, absolutisht. KRYEMINISTRI EDI RAMA: Por nuk ndryshon ndjenjat e mia. Qirjakosi për mua është një udhëheqës modern dhe ajo çfarë po ndodh tani nuk është moderne, është antike dhe nuk duhet të ndodhë! Por nuk i di saktësisht motivet. Mendoj se kjo është shumë e thjeshtë, është shumë e thjeshtë dhe i gjithë ky dyshim, të gjitha këto teori konspirative, gjithë kjo ide e marrë se Himara është një arenë ku duhet të ndeshemi sesa grekë jemi apo sa shqiptarë jemi, e gjitha kjo nuk është e shëndetshme. Eshtë shumë e dalë boje. Gazetari: Zoti Kryeministër, kjo është puna e Tony Blair-it, t’iu shpjegojë situatën të dyja kryeqyteteve KRYEMINISTRI EDI RAMA: Qirjakosit? Nuk e di, nuk e di nëse mundet t’ia shpjegojë Qirjakosit, por nuk mendoj se na duhet një tjetër gjuhë në mes. Unë flas shqip, ai flet greqisht. Ai (Qirjakosi) flet anglisht më mirë se unë, por unë flas anglisht mirë mjaftueshëm, kështu që nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 9 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.