“Tony Montana” i Lezhës arrestohet
Një 49-vjeçar në Lezhë është arrestuar së bashku me 47-vjeçaren Lula Marku, të cilët akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë.
Filip Shtjefni, njihej ndryshe edhe me nofkën Tony Montana. Operacioni i policisë i koduar pikërisht “Montana”, bëri të mundur arrestimin e dy personave, pasi përdornin një lokal në Lezhë për të shfrytëzuar për prostitucion qytetaren me iniciale E.M.
Kjo e fundit, si rezultat i kësaj ngjarje, kishte tentuar që të vriste veten. Filip Shtjefni dhe Lula Marku akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambienteve për prostitucion, heqje e paligjshme e lirisë dhe shkaktim i vetë vrasjes.
KOHA JONË SONDAZH

