Topalli-Balla, sherr për tenderin e rikonstruksionit të Kuvendit

 

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, sot në seancë plenare ka akuzuar kryeministrin dhe qeverinë për korrupsion me tenderat për makinat e kabinetit qeveritar, për tenderin e hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë, ku opozita pretendon se i është dhënë djalit të nënkryetares së parlamentit, socialistes Valentina Leskaj.

Por pas saj, ka reaguar deputeti Taulant Balla, i cili i ka thënë Topallit se nuk duhet të flasë për paratë, në kushtet kur fonia e Parlamentit që u bë në kohën e qeverisjes Berisha, sipas tij, u shit si gjermane, por në fakt është skarce. Kjo pasi për herën e dytë, në seancat plenare, fonia ka patur probleme.

“Na u shit fonia për gjermane dhe ti e more kineze. Por fajin e ka auditi që nuk të kallëzon në prokurori për të gjitha shkeljet”, tha Balla.

“Teknologjinë e fonisë që nuk punon e di Xhozefina se në cfarë hoteli e ka negociuar në Shqipëri apo Itali. Tenderi i rikonstruksionit të Kuvendit nuk dihet si është paguar. Jozefina Topalli harxhonte 750 mijë euro në vit karburant për lëvizjet e saj, ndërsa merrte dieta për banim në Shkodër 1.4 milionë lekë, ndërsa banesën e kishte në Bllok”, u shpreh gjithashtu deputeti Balla.

"Burrat që janën nën 150 cm të gjatë nuk u kthej përgjigje", replikoi Topalli pas tij.

"Ty o zonjë as në partinë tënde nuk të duan më. Kështu që frustrimet e tua mbaji për vete dhe qëndroji afër Saliut, se Luli nuk të do", ia ktheu Balla.

SHKARKO APP