Topi: Sot në Kukës Rama nuk po u besonte syve, gati kishte një keqardhje që e mori bashkinë

Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar situatën brenda opozitës, u ndal edhe tek turi i falënderimeve që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë në të gjitha bashkitë e vendit pas fitores së thellë më 14 Maj.

Duke folur për takimin e Ramës në Kukës, Topi e cilësoi turin e falenderimeve si një ”luks të panevojshëm” dhe shtoi se retorika e tij politike është qetësuar sepse e sheh se nuk ka më asnjë rrezik për pushtetin e tij pasi përballë ka një opozitë të shkatërruar.

“Po e dëgjoja Ramën sot në Kukës, nuk po u besonte syve, ndërkohë që duhet të japë loogari për shumë gjëra. Cfarë është ai turi i falënderimeve? Po bën fushatën e 2025-ës. Pse këtë luks kemi ne që të dalë ky në tur falënderimesh? Kur nuk ke një institucion që të kontrollojë pushtetin atëherë arroganca nuk kuptohet më as nga personi që i thotë.

Rama është fitues, së pari është merita e tij. Në kushtet e pushtetit ka ditur të mbajë organizimin e brendshëm por këtë fitore ia bëri të lehtë opozita. Majde në Kukës sot e patë që tonet e fjalës së tij ishin aq të buta. Gati gati kishte një keqardhje të madhe që e mori bashkinë e Kukësit. Nuk ashpërsohen tonet se sheh një opozitë të destrukturuar”,-tha Topi.

SHKARKO APP