Topuzi: Në Shqipëri deri në qershor janë anuluar të gjitha udhëtimet turistike
Turizmi është një nga sektorët e ekonomisë më të prekur për shkak të koronavirusit. Ky ndikim negativ është ndjerë jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri, pasi shumë udhëtime të rezervuara janë anuluar.
Përfaqësuesi i Shoqatës shqiptare te Turizmit, Zak Topuzi në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora, tha se në vendin tonë udhëtimet dhe paketat turistike janë anuluar deri në qershor.
Zak Topuzi: Deri në qershor janë anuluar të gjitha udhëtimet dhe paketat turistike. Flitet për ta shtyrë këtë sezon për vitin tjetër në mënyrë që kompanitë të mos kthejnë paradhënien që kanë marrë. Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë.
Në botë tha Topuzi 75 milionë punonjës të turizmit janë të papunë.
Zak Topuzi: Jemi në një fazë kur organizata ndërkombëtare e turizmit u bën thirrje të gjitha qeverive për të shtuar vëmendjen në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve që është një nga motorët e ekonomisë botërore dhe është më i prekuri sot për sot. Sot 75 mln punonjës të turizmit janë pa punë, nga 320 mln që janë gjithësej. Një në 4.2 punëtor janë papunë. Në krahasim me 2019, në Azi 96 % e udhëtimeve janë anuluar, në Evropë 75 % e udhëtimeve janë anuluar, ndërsa Amerikë 85% e udhëtimeve janë anuluar.
Sipas anketave të bëra nga tripadvisor qytetarët mendojnë ti kthehen pushimeve nga 3 muaj deri në 6 pas përfundimit të kësaj krize.
Zak Topuzi: Mund t’ju them dhe një gjë interesat. Nga pyetjet që bëjnë ekspertët e tripadvisor që kishin testuar, një nga pyetjet më interesat ishte: Kur është momenti më i përshtatshëm për të bërë një udhëtim dhe përgjigjja e 60% të të anketuarve ishte pas 3 deri në 6 muaj. Pra përfytyroni një industri e cila pasi të mbarojë kriza, njerëzit pas 3 deri në 6 muaj mendojnë të bëjnë pushime. Kemi një industri e cila ka një sezon të shkurtër.