Torovicë, arat me grurë kthehen në “liqen”
Tonin Shkëmbi nuk do të ketë grurë për të shitur. Ai kishte planifikuar që të nxirrte si prodhim të paktën 400 kuintal grurë, por përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar gjithçka në tokat e tij.
Tregtia e grurit është e vetmja e ardhur bazë ekonomike për familjen e Toninit. Në fshatin Torovicë të Lezhës dëmet në tokat bujqësore janë katastrofike. Të gjitha kultivimet e fermerëve janë në ujë. Edhe Luigj Vushaj nuk do të ketë këtë vit prodhim të grurit. Reshjet e shiut kanë dëmtuar parcelat e tij dhe të bashkëfshatarëve.
Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së bashkive, thotë se dëmet mund të ishin minimizuar nëse pushteti vendor do të kishte investuar më tepër në kanalet kulluese dhe forcimin e argjinaturave. Në veri, reshjet e shumta të shiut gjunjëzuan ekonominë e fermerëve.