Tortura e turistëve drejt Veriut!

Turizmi në Shqipëri po njeh maja të larta sa i përket numrit të turistëve të huaj. Jugu është një mrekulli. Edhe në Veri turren drejt plazhit të Velipojës dhe atij të Shëngjinit. Por sidomos drejt Thethit.
E natyrshme që në pikun e verës të ketë trafik. Kudo ndodh!
Por trafiku në aksin Tiranë-Milot mbetet alarmant, sidomos nga pjesa e autostradës Thumanë- Milot ku radha arrin në afro 15 kilometra. Tre orë duhen nga Laçi deri tek ura e Matit që të çon në Lezhë e në Veri.
Gjatë muajit korrik dhe gusht nuk kalohet pa katër ose edhe pesë orë!
E kjo për shkak se bashkohet trafiku nga Tirana e prej Kosove nga pesë korsi dhe kalon në një korsi për Lezhë!
Dhe kur as polici rrugore nuk ka!
Është folur disa herë për të filluar autostradën Milot-Balldre (Lezhë) por asgjë deri më tani prej dështimit të tenderave për këtë autostradë jetike për Veriun e vendit.
Turistët vijnë nga aeroporti i Rinasit, që ka standarde europiane dhe ku po investohet nga Shefqet Kastrati. Me pas turistët marrin autostradën e re të ndërtuar për bukuri nga Bashkim Ulaj por ngecin te pjesa e rrugës ku duhet të futen në varg si specat për të kaluar urën e lumit të Matit.
Këtu fillon tortura!
Nëse nga Çekia turisti ka bërë afro 1 orë e 40 minuta me avion. Nëse nga Rinasi bën 20 minuta deri te pjesa e autostradës, ku asgjë nuk lëviz dhe duhen mbi 3 orë të bësh diku te 4 kilometra; kjo ua zbeh udhëtimin dhe entuziazmin!
Ndaj duhet gjetur zgjidhja për atë dreq tenderi për autostradën Milot- Balldre sepse është tmerr kjo pjesë rruge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?