Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryevepra operistike “Tosca” e Giacomo Puccinit, rikthen pas 13 vitesh tenorin Saimir Pirgu në TKOB

Aktualitet E diel, 10 Nëntor 2024 16:35
Kryevepra operistike “Tosca” e Giacomo Puccinit, rikthen pas 13 vitesh tenorin Saimir Pirgu në TKOB
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shpërndarë në rrjetet sociale, rikthimin triumfal të Saimir Pirgut në TKOB.

Saimir Pirgu rikthehet pas 13 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit duke pëmbyllur vitin Puccinian me operën premierë “Tosca”.

Tenori i mirënjohur, ka dhuruar për publikun artdashës shqiptar emocion dhe interpretim të jashtëzakonshëm të Operas Tosca, midis intrigave dhe romancave, në një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës.

Opera Tosca, e kompozuar nga Giacomo Puccini, është një ndër veprat më të njohura në repertorin e operës italiane dhe u shfaq për herë të parë në vitin 1900 në Romë. Kjo operë është një dramë tragjike në tre akte e cila ka në qendër një histori dashurie, xhelozie dhe sakrifice, të vendosur në Romën e shekullit XIX. Libretin e kanë shkruar Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, bazuar në dramën La Tosca nga Victorien Sardou.

Historia zhvillohet rreth tre personazheve kryesore:

  1. Floria Tosca – një këngëtare e famshme, e dashura e piktorit Mario Cavaradossi.
  2. Mario Cavaradossi – një artist i talentuar dhe revolucionar, i cili është i dashuruar me Tosca-n.
  3. Baroni Scarpia – shefi mizor i policisë së Romës, që është i obsesionuar pas Tosca-s dhe përpiqet ta përdorë atë për qëllimet e tij.

Ngjarjet kulmojnë me një përzierje tragjike të dashurisë, hakmarrjes dhe sakrificës. Scarpia arreston Cavaradossi për mbështetjen e tij ndaj të arratisurit politik Angelotti dhe përdor këtë si shantazh për të bërë që Tosca të pranojë dashurinë e tij. Pasi Tosca e vret Scarpia-n për të shpëtuar Cavaradossi-n, ajo përballet me zhgënjimin kur zbulon se shpresa e tyre për liri ishte vetëm një mashtrim.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Opera është e njohur për ariet e saj të fuqishme, ndër të cilat dallohen “Vissi d’arte,” një nga ariet më të famshme të sopranos, ku Tosca shpreh dhimbjen dhe pafuqinë e saj përballë situatës së padrejtë. Muzika e Puccini-t është e fuqishme dhe emocionuese, duke përzier elemente të melodisë italiane tradicionale me teknikën moderne për kohën, duke dhënë një përvojë të thellë emocionale për publikun.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E cila e ardhur nga tenori ynë i shquar, Saimir Pirgu, pas një mungese 13-vjeçare, e shndërron këtë kryevepër operistike një ngjarje për publikun kryeqytetas dhe një kulmim i aktiviteteve të TKOB.

Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajBlendi GonxhjaKulturës dhe InovacionitMinistër i EkonomisëSaimir PirguTKOB
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.