Totozani, apel Bushatit: Mos e vononi ligjin për Minoritetet

Avokati i Popullit, Igli Totozani i drejtoi sot një thirrje publike ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të mos vonojë të dërgojë në Parlament ligjin për Minoritetet.

Teksa ka marrë pjesë në konferencën “Integrimi i romëve dhe rritja e bashkëpunimit midis shteteve në rajon”, Totozani tha se “kigji për minoritetet duhet të ishte në Parlament për miratim në muajin Tetor, por ende nuk dihet se çfarë po bëhet me të”.

“Ndaj i bëj thirrje ministrit Bushati të mos e vonoj ligjin, pasi në këtë mënyrë vonon përmirësimin e jetës së qytetarëve të minoritetit romë, por gjithashtu vonon edhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë për integrimin europian”, apeloi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Popullit u shpreh gjithashtu mbi situatën shumë të vështirë të komunitetit romë në vendin tonë, duke theksuar se ata vazhdojnë të mbeten të përjashtuar socialë dhe të trajtohen si qytetarë të nivelit të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?