Totozani letër homologut grek: Të zbardhet vdekja e Marknikollajt

Pas shqetësimit publik mbi një ngjarje të rëndë ende të pazbardhur, ku qytetari shqiptar Pëllumb Nikoll Marknikollaj dyshohet se humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej policisë greke, Avokati i Popullit Igli Totozani, i është drejtuar homologut të tij grek, Andreas Pottakis.

Në një letër zyrtare, Avokati i Popullit të Shqipërisë i kërkon Ombudsmanit grek, Pottakis që të ndërhyjë me kompetencat që i jep ligji në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, për nxitjen e institucioneve shtetërore në zbardhjen e së vërtetës dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e të riut shqiptar, Pëllumb Nikoll Marknikollaj.

“Në respekt të familjes së të ndjerit dhe opinionit publik në Shqipëri, ta ndiqni këtë rast edhe në kuadër të kompetencave si mekanizëm kombëtar i parandalimit të torturës, i cili shqyrton veprimet dhe mosveprimet e organeve të policisë në respektim të të drejtave dhe të garancive të personave të privuar nga liria”, shkruan Totozani në letrën drejtuar homologut të tij grek, Pottakis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Popullit, Igli Totozani i dërgoi edhe një shkresë zyrtare Ministrisë së Jashtme shqiptare ku i kërkon informacione mbi hapat që po ndërmerr ky institucion lidhur me zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësve që shkaktuan vdekjen e shqiptarit,  Pëllumb Nikoll Marknikollaj në rajonin e Policisë Kato Patisia, në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit Marknikollaj, duke qenë pranë tyre në këtë fatkeqësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?