Totozani për dhunën në Kukës: Njerëz të tillë s’kanë vend në polici

 

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar sot për dhunën policore të ushtruar ndaj një protestuesi paqësor në Kukës.

Avokati i Popullit u shpreh se e “dënon me forcë dhunën dhe veprimet e ushtruara nga personi civil, që vihet re në video, dhe fton organet e policisë dhe të hetimit të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij punonjësi. Punonjës të tillë nuk kanë vend në Policinë e Shtetit.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë trajtimin e këtij rasti dhe ditën e nesërme, një grup ekspertësh do të jetë në Kukës për të hetuar ngjarjen.”

SHKARKO APP