Totozani: Të merren masa për mbipopullimin në burgje

Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi sot se “mbipopullimi nëpër mjediset e sigurisë në njësitë policore si dhe në IEVP-të në vend është një problematikë e pranishme, e prekshme dhe që ka nevojë imediate për t’u adresuar, pasi cënon respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria si dhe vështirëson edhe punën e punonjësve të këtyre institucioneve”.

Totozani tha se përmes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor dhe Poshtërues,  ka vëzhguar me anë të inspektimeve periodike dhe ad-hoc, respektimin e të drejtave dhe të standardeve që u ofrohen personave të privuar nga liria  në institucionet e IEVP dhe policisë.

Ai shtoi se mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, gjatë vitit 2014, ka kryer inspektime në të gjitha institucionet e privimit të ligjshëm të lirisë, përfshirë këtu të gjitha Komisariatet e Policisë dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqet dhe ka konstatu se “ janë mbi kapacitetin zyrtar prej 4537, personash, aktualisht në IEVP mbipopullimi kap shifrën e 1340 persona që flenë përtokë, me dyshekë e në disa raste vetëm me batanije pa dyshekë apo me turne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Popullit,  në respekt të ligjit ka dhënë disa rekomondime  për IEVP-të si “të merren masa të menjëhershme për të kufizuar mbipopullimin në IEVP dhe Paraburgime, të merren masa të menjëhershme për adresimin e situatës së mbipopullimit, në respekt të, Nenit 24 të  Ligjit nr. 8328 dt. 16.04.1998 ”Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, Avokati i Popullit ka lënë disa rekomondime edhe për Njësitë Policore.

“Të merren masa të menjëhershme për respektimin në frymë dhe letër të Kodit të Procedurës Penale, kryesisht Neni 251 dhe neni 255 lidhur me procedurat dhe detyrimet e OPGJ-ve gjatë ndalimit/arrestimit të personave, masa për adresimin e situatës së mbipopullimit, masa për alokimin e fondeve", thekson Totozani. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?