“Toyota” del nga rruga në Fier dhe përfundon në kanal, plagoset 38-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Seman. Një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe pas humbjes së kontrollit ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit A. H., 38 vjeç është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Grykë, shtetasi A. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?