“Toyota” me euro, burg për të akuzuarit. Avokati: Janë viktima

“Arrest me burg”, dhe transferim të dosjes të “Toyota Yaris” me euro, vendosi sot Gjykata e Durrësit. Babë e bir, Edi dhe Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë, dhe për të gjithë Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati i katër të arrestuarve Saimir Vishaj ka deklaruar se të ndaluarit janë viktima.

Pas lënies në fuqi të masës gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi katër të arrestuarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler “bizart” ditën e diel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e shtetit ka nisur procedimin për sasinë e eurove më 20 qershor pas marrjes së informacionit nga SHISH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për tri ditë deri më 23 qershor kur u kapën eurot, informacioni kishte qarkulluar tek një grup i vogël efektivash të policisë, të cilët janë vendosur të gjithë në verifikim për të parë se nga ka rrjedhur informacioni.

Kjo për faktin e rrjedhjes së informacionit një ndër të cilat është edhe dalja e fotove të publikuara në media që paraqesin qeset me euro brenda paketimit të provave materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?