Trafik droge drejt Malit të Zi, arrestohet 25-vjeçari me 13 kg kanabis

 

Policia kufitare e Shkodrës godet një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në pikën kufitare të Hanit të Hotit, policia ka sekuestruar 13 kg kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar në flagrancë transportuesitn e saj, 25-vjeçarin Bruno Nikaj, banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.

“Ndalimi i tij u bë afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër ” Kalas ” teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi me lëndë narklotike drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike Canabis Sativa” thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, ku nga kqyrja e thesit të plasmasit rezultoi se në çantë kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë , gjithsej 13 kilogramë lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq materialet në ngarkim të shtetasit Bruno Nikaj, do t’i kalojnë Prokurorisë per veprën penale të ” Trafikimi i lendëve narkotike” .

SHKARKO APP