Trafik droge në Elbasan, sot jepen masat e sigurisë për 45 të arrestuarit

Placeholder Image

Sot jepen masat e sigurisë për 45 personat e ndaluar si pasojë e aksionit policor “Rrjeti” kundër trafikut të drogës në Elbasan. Shtatë të tjerë vijojnë që të jenë në kërkim. Masat e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit janë rritur nga ana e policisë duke qenë se bëhet për një numër të konsiderueshëm të akuzuarish.

Veprimtaria e tyre e jashtëligjshme u dokumentua pas 3 muajsh hetimesh të policisë dhe prokurorisë. Si pasojë e këtij operacioni u sekuestruan mbi 1 kilogramë kokainë, 860 gramë heroinë dhe 1.3 kilogramë kanabis sativa.

Operacioni u shtri në qytete si Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe 70 milionë lekë, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?