Trafik heroine drejt Greqisë, 3 të arrestuar në Delvinë me 1 kg heroinë

Operacioni antidrogë i koduar me emrin “Finiqi” vuri në pranga 3 persona pasi u kapën me një kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë si dhe një sasi municionesh. Arrestimi u krye mbrëmjen e djeshme në qytetin e Delvinës. Personat e arrestuar janë: Arben Q. Kanina, vjeç 43, banues ne Delvinë; M. K., vjeç 17, banues në Delvinë; Gezim U. Mixha, vjeç 49, banues në Delvinë. Arrestimi i këtyre personave u krye në kuadër të proçedimit penal të nisur me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë që në vitin 2014. “Specialistët e Sektorit Për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë pas hetimeve disa mujore kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme, 21 prill 2015, rreth ores 19:00 në qytetin e Delvines teksa shtetasit e mësipërm ishin duke presuar lëndën narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin më pas ne drejtim te Greqise” thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua: 1 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit Heroinë; 2 karikatora arme zjarri model 56 me fisheke te kalibrit 7.62mm, 6 aparate telefonike. Policia po heton për perfshirjen e personave të tjerë të përfshirë në kete veprimtari kriminale. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

SHKARKO APP