Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan

Një trafik i rënduar është raportuar në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Që nga orët e mesditës, lëvizja është bërë thuajse e pamundur në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Bradashesh, ku mjetet përparojnë me ritme shumë të ngadalta.

Fluksi i lartë i automjeteve që largohen nga Tirana në drejtim të juglindjes ka shkaktuar radhë të gjata, duke përsëritur një situatë tashmë të zakonshme për fundjavat, veçanërisht gjatë kësaj periudhe kur qytetarët u drejtohen zonave turistike.

Pika më problematike mbetet “Hinka e Bradasheshit”, ku trafiku shpesh arrin deri në bllokim të plotë, duke sjellë vonesa të konsiderueshme dhe irritim tek drejtuesit e mjeteve. Situata nxjerr edhe një herë në pah mungesën e një zgjidhjeje afatgjatë, si ndërtimi i një bypass-i, për të shmangur ngarkesën në këtë segment kyç rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?