Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg mjetesh

Autostrada Tiranë-Elbasan është e bllokuar dhe lëvizja e mjeteve prej disa orësh po bëhet me vështirësi. Situata përsëritet çdo fundjavë, teksa shumë qytetarë zgjedhin të udhëtojnë drejt Pogradecit, Korçës apo destinacioneve turistike në bregdetin shqiptar. Sipas të dhënave të Google Maps rreth orës 18:30, pika më problematike paraqitet rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku koha e pritjes për të përshkuar këtë segment vlerësohet mbi një orë. Efektivët e Policisë Rrugore janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e qarkullimit, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?