Trafik i rënduar në Durrës, mjetet varg në radhë të gjata tek Plepat

Fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm në rrugët nacionale që përshkojnë Durrësin, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullim.

Problematike paraqitet veçanërisht rruga që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Plepatit.

Aksi, i cili përdoret nga pushuesit për të shkuar drejt plazheve të Durrësit, Kavajës dhe zonave bregdetare më në jug, prej disa orësh është i mbingarkuar nga automjetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata ka sjellë radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalësuar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?