Trafik i rënduar në Lezhë pas dy ditëve pushim në fundjavë
Fundjava ka sjellë probleme me trafikun në disa akse rrugore në Lezhë. Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit, Tales, apo dhe të Velipojës, në largim sjellin radhë të gjata trafiku. Akset më problematike mbeten Lezhë-Shkodër, Shëngjin-Lezhë dhe Lezhë-Milot.
Po ashtu problematike mbeten dhe rrugët brenda qytetit të Lezhës. Edhe pse forca të shumta të Policisë Rrugore janë në gatishmëri sidomos gjatë fundjavës, ky mbetet një problem sidomos gjatë muajt Korrik dhe Gusht, kur dhe fluksi i turistëve apo emigrantëve rritet.
Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë favorizuese, kjo nuk i ka penguar aspak pushuesit të zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo të Tales për fundjavë.
KOHA JONË SONDAZH

