Trafik i rënduar Tiranë – Milot – Lezhë, 20 km vargu i makinave

Nuk është as fundjavë, por trafiku i rënduar nga Tirana për në Lezhë të bllokon në rrugë për orë të tëra. Vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km dhe lëvizet vetëm me disa metra e jo me kilometra.
Policia rrugore nuk duket askund për të lehtësuar lëvizjen. Makinat janë jo për dy por për tre korsi duke bllokuar njera tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet, aksi Milot – Lezhë është kthyer në kaos makinash në përpjekje për të vazhduar ecjen.

Sezoni turistik është në pikun e tij dhe trafiku i makinave e pengon lëvizjen edhe në fillim jave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të lodhur nga pritja në pikun e vapës, njerëzit kanë dalë nga makinat dhe hedhin ujë në kokë për t’u freskuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?