Trafikanti: Na ka rënë çmimi i kanabisit, fitojmë 5500 Euro në 6 muaj, turp!

Një denoncim i rrallë është bërë sa i përket kultivimit të drogës në Shqipëri. Një kultivues ka denoncuar dhe ka shprehur pakënaqësinë për çmimin e kanabisit në vend, duke u ankuar se fitimin më të madh e merr shtetit, përmes policisë që kërkon 30 Euro për një rrënjë kanabisi, sipas tij një shumë tepër e madhe.

Këtë denoncim ai e ka bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Berisha, ku thotë se në 6 muaj ata fitojnë vetëm 5500 Euro, pasi pjesa tjetër shkon për shtetin dhe shpenzimet e tjera.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanabisti dixhital denoncon:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrollin qeveritar te tregut te kanabisit ne Kanabistan! sb

“Pershendetje z.Sali Berisha
Ka ra kilja e hashashit njelloj me duhanin qe prodhohet ne shkoder
Mir qe cmimin e ulen kto te qeverise por kerkojne dhe 30 euro per 1 rrenje ku me i ra llogarise kaq esht fitimi i nje bime me ket cmim qe esht n’treg.
Kjo do t’thote qe i gjith populli shqiptar po punon per te pasuruar xhepat e ketyre kriminelave ne pushtet, mos me i pagujt kemi frike se na burgosin, na bejn presjon n’rrug kemi frik te ecim te lire deri sa ti paguajme, e lloj lloj menyrash tjera .
Kapin ato qe skane buk te hajne e jua presin hashashin qe ta nxjerrin ne media.
Ky vit esht thjesht nje deshtim per te gjithe ata persona qe e shisin ktu ne Shqiperi .
Rroft mundi qe kemi bere 6 7 muaj rresht dite nate
Rroft 200 kilogrami qe morem
200euro kg = 40.000 euro
25,000 euro kerkon shteti, 5 000 euro puntoret, 3 000 euro fara dhe nja 1500 euro shpenzime tjera
Qe domethen 5500 euro fitim per 6 muaj turp deshtim total per ne, fitim marramens per shtetin
Te lutem postoje”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?