FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trafikim i të miturve dhe drogë, OFL çon letrat tek tre të dënuar

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim. Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shabani njihet si mik i Shullazit. Ai njihet ndryshe dhe si “Ben Çami”. Shabani akuzohet si organizator i trafikut ndërkombëtar të heroinës nga Turqia në Shqipëri. Në 2016 ai u arrestua si pjesë e një grupi trafikantësh droge në rang ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?