Trafikonte drogë, në pranga shqiptari në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Volos të Greqisë, pasi është kapur me 7 kg kanabis dhe 3800 euro cash në banesë.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë 6.718 gr kanabis dhe 3830 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës.

Mediet greke bëjnë me dije se shqiptari ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e e së shtunës pas një operacioni disa ditor, pasi policia kishte marrë informacion për aktivitetin e tij kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?