Trafiku nga Shqipëria – Si u zbuluan në Itali menaxherët shqiptarë të 2.5 mln eurove drogë

Pas një operacioni të gjerë antidrogë në tre qytete të Italisë, mediat italiane kanë publikuar detaje të tjera për arrestimin e 7 personave, pesë prej të cilëve shqiptarë, të gjithë menaxherë të trafikut të marijuanës dhe kokainës.

Vendimtare për rezultatin e hetimit ishte identifikimi i dy depove të vendosura në komunat e Albavilla dhe Albese Con Cassano, brenda të cilave janë gjetur 3 kg kokainë dhe 14 kg marijuanë.

Kokaina ishte fshehur në një depo me një fund të dyfishtë e komanduar me një pult makine, e vështirë për t’u identifikuar për shkak të mënyrës unike të hapjes. Trafikantët përdorin një gjilpërë për hapjen mekanike të depos siç shihet edhe në video, ndërsa marijuana ishte vendosur brenda një frigoriferi akulloresh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet e mëvonshme u kanë lejuar hetuesve të zbërthejnë të gjithë skemën kriminale të organizatët dhe kanë rindërtuar me detaje rrugët e ndjekura prej tyre për trafikun e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më vonë, në qytetin e Brindisit u konfiskuan 145 kg marijuanë dhe më pas 645 kg në një shtëpi të vendosur në një fermë në provincën e Leçes. Atëherë u arrestuan dy shqiptarë dhe shtetasi malazez, menaxherë të magazinimit.

Mediat italiane shkruajnë se nëse droga prej mbi 800 kg marijuanë e 3 kg kokainë do të shpërndahej në tregun me pakicë, ata do të përfitonin rreth 2 milion e 500 mijë euro.

 

Në kuadër të hetimeve, do të konfiskohen edhe 2 apartamente dhe 5 llogari rrjedhëse.

Njëkohësisht, policia ka kryer kërkime të shumta në shtëpi të palëve të treta për të zbërthyer të gjithë aktivitetin kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?